Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë Jonida Maliqit, e cila çoi në gjyq ish bashkëshortin e saj, Gent Prizreni, për të cilin tregoi se nuk ka përmbushur detyrimet për të birin e vet, sipas marrëveshjes së lidhur pas divorcit.

Gjithashtu gjykata kanë vendosur që e drejta të peshojë në anën e këngëtares.

Po ashtu Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Zyrën e Përmbarimit në kryeqytet, që brenda pesë ditëve nga marrja e vendimit të gjyqtarëve, të bëhet ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për pensionin ushqimor. Ish-bashkëshorti i këngëtares Gent Prizreni do të duhet të zbatojë vendimin e gjykatës, në të kundërt, brenda periudhës së sipërpërmendur do të ndërhyjë zyra e përmbarimit.

Gjithashtu Jonida Maliqi ka rrëfyer se ish-bashkëshorti nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes së lidhur pas ndarjes, ku detyrohej të paguante 2 mijë euro në muaj dhe shpenzimet për ta arsimuar, si dhe terapitë e nevojshme shëndetësore. E pikërisht pas kërkesës së saj, Gjykata e Tiranës ka legjitimuar si të drejtë që babai i djalit duhet të shlyejë detyrimet sipas marrëveshjes.