Këngëtarja Cardi B do të fitojë 1 milion dollarë dëmshpërblim pasi ajo paditi për shpifje një blogere. Ajo tha gjatë dëshmisë se kishte përjetuar ankth dhe trishtim pas akuzave që ka bërë blogerja dhe YouTuber e njohur, Tasha K.
Në vitin 2019, Cardi B e çoi Kebe në gjykatë pasi ajo lëshoi për reperen e njohur një sërë akuzash. Kebe e akuzoi në atë kohë Cardi B se ishte e varur nga substancat narkotike dhe se ka qenë besnike ndaj bashkëshortit të saj, Offset.
“Vetëm një person i keq mund t’i bëjë këto”, mësohet t’i ketë thënë ajo gjykatës.
Më parë, blogerja ka dëshmuar në gjykatë se ka përhapur qëllimisht gënjeshtra për artisten, por kur avokati i saj e mori në pyetje, ajo u tërhoq nga gjithçka që kishte deklaruar më parë. Në fund, gjykata vendosi t’i jepte të drejtë reperes për të gjitha akuzat që ka ngritur ndaj blogeres.