Daniele De Rossi u emërua në krye të skuadrës së Roma-s deri në verë, ndërsa mori drejtimin e “verdhekuqve” të kryeqytetit italian pas shkarkimit të trajnerit Jose Mourinho. Ndërkohë këtë të enjte është zbuluar edhe paga që ish-kapiteni i Roma-s do të marrë si trajner i kësaj skuadre.

Gazetari italian Sandro Sabatini, para-ndeshjes së gjysmëfinale të Superkupës së Italisë Napoli-Fiorentina ka zbuluar se De Rossi do të marrë 350 mijë euro në kryes të Roma-s për 6 muaj, pra deri në muajin qershor, kur përfundon edhe bashkëpunimi mes palëve. Një shifër modeste nëse do të krahasohet me pagën që portugezi merrte te Roma, që ishte rreth 12 milionë euro në vit.