Mohamed Salah ka shprehur dëshirën për ta mbyllur karrierën te Liverpooli megjithatë, e ardhmja e tij do të varet nga kontrata që do t’i ofrojnë drejtuesit e “The Red”. Bisedimet për të nënshkruar një kontratë të re me egjiptianin kanë nisur dhe sipas burimeve të “Football Insider” sulmuesi dëshiron rishikimin e detajeve financiare, duke pretenduar plot 500 000 stërlina në javë, në mënyrë që të vijojë të jetë pjesë e Liverpoolit.Egjiptiani është një nga lojtarët më të spikatur këto sezone tek “The Reds” e drejtuesit janë gati që të bëjnë përpjekjet maksimale për ta mbajtur në “Anfield”.

Nëse dëshira e “Faraonit” do të plotësohet, atëherë ai do të bëhej futbollisti më i paguar në historinë e Liverpoolit e në të njëjtën kohë do të ishte dhe mes futbollistëve më të paguar në botë.Performanca e Salah në këtë sezon futbollistik ka qenë e shkëlqyer, duke e kurorëzuar me një tregolësh në takimin me Manchester United në takimin e fundit të Premier League, e duke dërguar një tjetër sinjal se ai është i duhuri për skuadrën e Jurgen Klopp.Salah ka arritur që të shënojë në 10 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet këtë edicion, duke realizuar 15 gola në 12 ndeshje e me një rendiment të tillë me shumë gjasa drejtuesit e Liverpoolit do ta marrin seriozisht në konsideratë kërkesën e Salah, për ta bërë lojtarin më të paguar të historisë së “The Reds”.Kontrata aktuale e egjiptianit përfundon në verën e vitit 2023, por deri në fund, por mbetet për tu parë nëse Liverpool do të nxitojë për të mbyllur marrëveshjen me 29-vjeçarin, sa në lojë nuk është futur asnjë skuadër tjetër për shërbimet e tij.