Paga minimale e detyrueshme në ekonomi pritet të shkojë nga 22 mijë lekë, që është aktualisht, në 24 mijë lekë. Vendimi pritet të merret nga Këshilli i Ministrave.

“Besoj se këtë të mërkurë, në mbledhjen e radhës së qeverisë, do të kemi aprovimin e pagës minimale në nivelin 24 mijë lekë. Është e konsultuar me sipërmarrjen, me shoqatat e punëmarrësve, e gjithashtu me shoqatat e punëdhënësve”, tha ministri Arben Ahmetaj.

Paga minimale shërben për efekt të kontributeve të Sigurimeve Shoqërore.