Kryeministri Edi Rama është shprehur se paga më e ulët në sëktorin e peshkimit është 800 mijë lekë të vjetra.

Komentet Rama i bëri teksa ka prezantuar sot buxhetin e vitit 2022 për sektorin e peshkimit.

Kryeministri zbuloi se për të punuar në Shqipëri me këtë pagë vijnë nga Turqia dhe Egjipti. Sipas kryeministrit eksporti i produkteve shqiptare të peshkimit është rritur me 239%.

“Nuk mund të vazhdojmë kjo histori që gjithë ajo struktura drejtues teknike e flotës teknike të jenë turq e egjiptianë aq më tepër që pagat e kapitenëve janë më të larta se pagat e ministrave. 

Sot ju jeni bërë faktor në tregun më të vështirë të gjithë kontinentit që janë vendet nordike, ju jeni prezent. 

Sot vetëm këtë vit, presim që të mbyllet me 32+ subjekte të licencuara. Po të shikojmë e kemi rritur eksportin 239%. Po ju them të gjithë atyre që e shohim Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë. 

A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë. Dhe ku i gjeni punëtorët? 

Me 800 mijë lekë paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipt të për të punuar këtu. Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist kërkojnë punë. 

Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe e kanë punë këtu,” u shpreh kryeministri.