Edhe LSI ka reaguar përmes deputetëve të saj në komisionin parlamentar të arsimit, Nora Malaj dhe Shezai Rrokaj për vonesat e pagave të pedagogëve.
Për ish-zv.ministren e Arsimit, deputeten e Durrësit Nora Malaj, vendimi ka dalë prej tre vitesh dhe nuk ka asnjë justifikim për vonesën e nxjerrjes së akteve nënligjore.
“Për t'i thirrur kujtesës, ligji i Arsimit të Lartë që ka hyrë në fuqi për rreth 3 vite më parë, më 22.07.2015 është botuar në fletoren Zyrtare. Brenda 6 muajve duhet që VKM të ishin hartuar dhe të fillonte zbatimi i tyre, duke lejuar që ligji të zbatohej. Kjo që po ndodh sot është një dështim i paralajmëruar dhe tashmë asnjë ndjesë nuk mund të justifikojë këtë situatë. Mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore, do të vërtetojnë thënien: "Skeni parë gjë akoma!". Një këshillë për të gjithë ata që duan të justifikojnë këtë situatë absurdi. Më mirë heshtni, sesa justifikoheni! Heshtja në këtë rast, do të thoshte populli, është kapak floriri, për të gjithë ata që hartuan një ligj të pazbatueshëm dhe që i vënë 15 mijë pedagogët në këtë situatë!”, shkruan Nora Malaj.
Ndërsa për Shezai Rrokajn, shkak është edhe ulja e buxhetit për arsimin këtë vit, ku vetëm për arsimin e lartë është % e PBB-së.





