Transferimi i Cristiano Ronaldos në Serinë A ka rritur jo vetëm nivelin e kampionatit, ku shumë klube janë munduar të forcohen për të konkurruar Juventusin, por gjithashtu janë shtuar rrogat e lojtarëve.

Në këtë moment shuma totale e pagave që ekipet u paguajnë lojtarëve, është rreth 1.13 miliardë euro, e duke përfshirë trajnerët arrin shifrën 1,2 miliardë.

Në vend të parë si lojtari më i paguar në kampionat është pa dyshim portugezi, i cili merr 30 milionë euro në vit, i ndjekur nga Gonzalo Higuain me 9.5 milionë. Renditjen e më të paguarve e plotësojnë disa lojtarë të Juventusit, si Dybala me 7 milionë, i ndjekur nga Douglas Costa e Pjanic me 6.5.

Një tjetër milanist përfshihet në listë, më saktë portieri Gianluigi Donnarumma, që paguhet 6 milionë euro në vit. Sigurisht Juve mban kreun për shpenzimet e rrogave me 219 milionë euro në vit, e ndjekur nga 2 ekipet milaneze, Milan me 140 dhe Inter me 119 millionë euro.

Sa u përket trajnerëve, sigurisht i pari është Max Allegri, që paguhet 7.5 milionë euro në vit, i ndjekur nga Ancelotti me 6.5 dhe tranjeri i Interit, Luciano Spalletti me 4.5 milionë euro në vit.

Në futbollin e sotëm, paraja vlen shumë, e me siguri do të shërbejë për të ngritur Serinë A edhe një herë në nivelet më të larta, ashtu siç shpresojnë shumë tifozë të këtij kampionati.