“Gazetta Dello Sport” ka publikuar listën e pagave të lojtarëve të Seria A, aty ku luajnë disa lojtarë shqiptarëtë cilët fitojnë qindra mijëra euro. Më i paguari është Hysaj, kjo e pritshme pasi është titullar i padiskutueshëm i Napolit, dhe me kontratën e re që pritet të nënshkruajë, paga e tij do të jetë edhe më e madhe.

Pas Hysajt renditet Berisha, ndërsa podiumin e plotëson Memushaj. Në listën e “Gazzeta Dello Sport” bie në sy fakti që Manaj paguhet më shumë se Ajeti, ndërsa dy më pak të paguarit janë Strakosha dhe Maloku. Për Veselin ende nuk ka një pagë. Pagat e lojtarëve shqiptarë që luajnë në Seria A:

Elseid Hysaj – 600 mijë euro

Etrit Berisha – 500 mijë euro

Ledian Memushaj – 400 mijë euro

Rei Manaj – 350 mijë euro

Arlind Ajeti 300 mijë euro

Thoma Strakosha – 100 mijë euro

Leonard Maloku – 50 mijë euro