Sipas studimeve më të fundit mungesa e gjumit ul nivelin e inteligjencës.
Të flesh një orë më pak gjumë do të thotë që truri i një personi në klasë të gjashtë kthehet në trurin e një nxënësi në klasë të katërt.
“Humbja e një ore gjumë është e barasvleshme me 2 vite të rritjes së njohurive dhe zhvillimit,” thonë studimet.
Ka një lidhje reciproke midis notave dhe sasisë së gjumit.
“Adoleshentët të cilët merrnin 10-ta flinin 15 minuta më shumë se sa ata qe merrnin 9-ta,e kështu me radhë.”
Të dhënat nga Wahlstrom ishin pothuajse përsëritje perfekte e rezultateve nga studimi i më shumë se 2 mijë nxënësve në Rhode Island të SHBA nga ekspertja e Universitetit Brown , Mary Carskadon.