“Juve-Inter e vitit 1998? Një nga “vjedhjet” më të mëdha në historinë e futbollit italian”. Është ish-portieri zikaltër, Gianluca Pagliuca, ai që bën këtë deklaratë tronditëse, teksa shkon në retrospektivë të disa prej momenteve më pikante në karrierën e tij. Rrëfimi i Pagliucas është bërë ekskluzivisht për një nga gazetat më të mëdha italiane.
“Më vjen keq që i morëm Juves disa kampionate të cilat nuk ishin edhe aq skandaloze, por ai i vitit 1998, ishte vërtetë hipnotizues. Ajo ndeshje më kushtoi përjashtimin. Një vit më vonë, pikërisht kur në drejtim të Interit erdhi Lippi, ky i fundit më ndëshkoi duke marrë hak, pasi me të kisha bërë fjalë. Më largoi mua, Bergomin dhe Simeonen. Ishte diçka e shëmtuar, pasi ndihesha ende i denjë për të veshur fanellën e Interit. Ishte një dënim ndaj meje”, deklaroi Pagliuca në një intervistë për “Corriere Della Sera”.