13 mars 2015 – Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur dy ditë më parë një kartëmonedhë 50 euroshe të falsifikuar, për të paguar faturën në një piceri.
Arrestimi në flagrancë i 22-vjeçarit Ivi Profka ndodhi mëngjesin e sotëm, i cili akuzohet për veprën penale të “Falsifikimit të monedhave”.
Ndërkohë, materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë së rrethit të Vlorës për veprime të mëtejshme.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





