Një burrë që u kishte paguar 7 mijë dollarë vrasësve me pagesë, për të ekzekutuar bashkëshorten e tij, u habit kur e pa atë në funeralin që po i bëhej.
Plani nuk i ka ecur Balenga Kalala-s, pasi njëri nga vrasësit ishte shoku i vëllait të gruas, Noela Rukundo, i cili ndonëse kishte marrë paratë, nuk e kreu porosinë. Gruaja qëndroi disa ditë jashtë shtëpisë dhe në momentet që po bëhej funerali, ajo qëndroi disa minuta jashtë banesës, për të parë mënyrën se si njerëzit po e përcillnin në arkivol.
Duke kujtuar momentin e rrëmbimit të saj, Noela tregon se kur ka hapur portën e hotelit, është përballur me një burrë të armatosur. Ajo u dërgua në një ndërtesë, ku vrasësit i thanë se ishte bashkëshorti i saj ai që kishte paguar për vrasjen.
Pa e ditur, plani i tij dështoi. Vrasësit i dhanë gruas një kartë memorie, që përfshinte bisedat e telefonit mes burrit si dhe faturat e transferimit të bankës në mënyrë që ajo të hakmerrej ndaj tij.
Në ditën e vdekjes, kur ai e pa, u shtang. “Surprizë! Jam akoma gjallë. Ju jeni një njeri i lirë. Persë donit që të më vrisnit? Po për fëmijët a mendove? Kush do të kujdesej për ata?, tha gruaja.
Pas, kësaj burri u arrestua.