“Paguaj ose do të publikoj fotot dhe videot e takimeve tona”.

Një biznesmen nga Roma, Itali është kërcënuar kështu prej disa muajsh me nxjerrjen e fotove dhe videove intime, nëse nuk u paguante kërcënuesve të tij 2000 euro.

Burri kërcënohej nga dashnorja e tij algjeriane, 31 vjeçe, që së bashku me dy rumunë 20 dhe 34 vjeç, i kishin në dy raste të ndryshme nga 2000 euro, raporton Il Messaggero.

Një ditë më parë, ata kontaktuan sërish me biznesmenin, por këtë herë kërkuan 3000 euro.

I lodhur nga kërkesat e tyre, biznesmeni është drejtuar menjëherë në komisariatin e policisë.

Në momentin kur zhvatësit prisnin të merrnin shumën prej 3000 eurosh, atyre u janë vënë prangat nga karabinierët.

Këta të fundit kanë sekuestruar edhe materialet kompromentuese me të cilat I bëhej shantazh biznesmenit.