Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me sistemin e shëndetësisë në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka akuzuar qeverinë se po ‘mbjell vec urrejtje ndaj mjekëve dhe kjo është një arsye më tepër të t’iu bashkuar protestës së opozitës më 11 shkurt’.
Kujtojmë që më 11 shkurt në orën 12:00 do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
“Shteti, qe mbjell vecse urrejtje ndaj mjekeve!
Perseri dhune mbi mjeket.
Arrestime e burgosje te personelit mjekesor per 7000 leke te reja, ndersa ata milioneshe Euro “gezojne” parate!
Dhune pra nga individe e dhune nga shteti!
Nga nje shtet qe e ka vendosur sistemin tone shendetesor mbi moton:
O paguaj o vdis!
Nje shtet qe ka shkaterruar edhe sherbimin kirurgjikal te urgjences prane QSUT.
Nje shtet, qe eshte pergjegjes per varferine e thelle te sistemit, per mungesat esenciale te tij edhe ne nivel urgjence.
Nje shtet qe diskriminon ne krye te heres mjeket e personelin, duke filluar qe nga pagat qesharake te tyre.
Nje shtet qe i konsideron e trajton mjeket si “armiqte” e tij, i kompleksuar nga intelektualizmi e liberalismi i tyre!
Dhe qe per te fshehur pergjegjesite e tij, keq perdorimin e fondeve edhe me ato PPP….
Mbjell urrejtjen ndaj mjekeve per t’i fajesuar ata, per t’i bere “pergjegjes” para opinionit per keq qeverisjen e tij, korrupsionin e tij!
Arsye më shumë keto per koleget e nderuar qe me 11 Shkurt te jene ne Bulevard”, ka shkruar Shehu.