Carlton Bryan 21 vjeç, punësoi si vrasës me pagesë një mikun e tij 24 vjeçar, Matthew Hall-Davis, për të vrarë të dashurën e tij Shamari Jenkins 20 vjeç, e cila ishte katër muaj shtatzënë me fëmijën e tij.
Bryan sajoi një mijë rrethana për të shpëtuar nga akuza e vrasjes duke pretenduar se Shamari ishte vrarë nga një shitës marijuane.
Nga hetimet intensive rezultoi se ishte ai autori i i organizimit të vrasjes, pasi 20 vjeçarja nuk kishte pranuar të abortonte fëmijën, ndërsa iu gjet edhe arma e krimit.
Ndërkohë ishte Hall-Davis ai që dha informacione të mëtejshme që provuan fajësinë dhe bashkëpunimin mes tyre.





