Detaje të reja janë publikuar për skandalin e basteve në Itali. “Corriere della Sera” raporton se të paktën 12 lojtarë të Seria A po hetohen, ndëra bëhet fjalë për periudhën dhjetor 2021-tetori 2023. Florenci, Zaniolo, Perin, MekKeni, Paredes, Di Maria, Belanova, Riçi, Buonaiuto, Kançelieri dhe Firpo janë pjesë e listës së zbuluar ndër të tjerë. Gjithçka nisi me Tonalin dhe Faxholin, të cilët edhe janë dënuar më parë për këtë fakt. Tregohet po ashtu se në këtë kohë janë sekuestruar 1.5 milionë euro dhe janë kërkuar pesë arreste shtëpie.
Fakt për skandalin në fjalë është se lojtarët e përmendur më sipër nuk kanë shitur ndeshje. Përfshirja në baste është bërë për të kaluar kohën e lirë. Interesant është edhe mënyra si janë paguar borxhet. Pasi kishin marrë shuma të konsiderueshme krediti, në momentin kur janë kthyer debitorë kanë paguar në argjendari. Për të mos rënë në sy, pagesat janë bërë me “Rolex” apo ora të tjera me vlerë të shtrenjtë. Një marrëveshje kjo e arritur me organizatorët e basteve, ku lojtarët preferonin disiplina të ndryshme sporti për të luajtur.