Rezultonte debitore, pavarësisht se i kishte paguar rregullisht çdo muaj faturat e ujit dhe të dritave. Kështu i ka ndodhur një 20-vjeçareje nga Arapaj, e cila fare papritur e ka parë veten debitore ndaj UKD dhe OSHEE.
Por faji nuk ka qenë i konsumatores së rregullt në shlyerjen e detyrimeve.
Punonjësja e zyrës ku 20-vjeçarja K.Ç. paguante faturat, nuk i kishte derdhur ato në arkë.
Pas hetimeve të kryera nga policia, rezultoi se punonjësja F.H, banuese në Durrës, akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen F.H vjeç 57, banues në Durrës, pasi dyshohet se, shtetasja K.Ç, vjeç 20, banuese në fshatin Arapaj, ka bërë pagesën e faturave të dritave e ujit, të cilat kjo punonjëse nuk i ka derdhur në arkë, duke e nxjerrë debitor. Neni 248 i Kodit Penal.
M.B.





