Gjykata e Apelit ka hequr masën “arrest shtëpie” për dy efektivët e Forcave Operacionale, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj, të cilët akuzoheshin për shpërdorim detyre dhe pengim të zbardhjes së të vërtetës në rastin e pajisjes së përgjimit “IMSI CATCHER”.

Në seancën e sotme, Duka e Xhelilaj nuk kanë qenë të pranishëm, por janë përfaqësuar nga avokatët e tyre Theodhori Sollaku dhe Shegushe Ligori.

Sollaku tha që pas këtij vendimi, dy ekspertët e policisë mund të rikthehen automatikisht në detyrë.

Më 16 qershor, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e pezullimit nga detyra edhe ndaj drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.