Një peshkaqen ka sulmuar për vdekje një notar në plazhin Little Bay të Sidneit të Australisë.
Në videon më poshtë do të shikoni skenën horror kur peshkaqeni sulmon pa mëshirë një burrë që po notonte në plazh.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme me orën lokale 16:30. Një anëtar i ekip shpëtimit tha se ai nuk ishte në gjendje që ta ndihmonte notarin i cili kishte pësuar lëndime katastrofike.
Dëshmitarët bëjnë me dije se peshkaqeni agresiv ndau në dy copa trupin e notarit ndërsa autoritetet e kërkim shpëtimit pas disa orësh gjetën mbetje të trupit të personit që mbeti i vdekur identiteti i të cilit ende nuk është zbardhur.
Ndërkohë, dëshmitarë dëgjohen të thonë: O Zot një peshkaqen po ha një njeri!





