Motrat Libohova, shumë të dashura dhe popullore me publikun e tyre, zgjodhën të heshtin për lajmet e bujshme se mes tyre marrëdhënia nuk është fort e mirë.

Prej vitesh Irma dhe Eranda nuk shiheshin gjëkundi në shoqërinë e njera-tjerës dhe prania e tyre mungonte edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Gjithashtu Irma nuk mori pjesë as kur e motra u zgjodh “Mjeshtëri i Madh” nga Presidenti dhe miq e familjarë gëzuan për të.

Por duket se gjerat janë sheshuar së fundi dhe motrat i kanë dhënë fund mosmarrveshjeve. Eranda ka publikuar së fundmi në InstaStyory një foto nga 2015 me Irmën dhe ky lajm ka gëzuar pa masë ndjekësit të cilët nuk e pritën mirë përçarjen e motrave.

Disa javë më parë doli lajmi se mes motrave Libohova diçka nuk shkon dhe se ka një përçarje. Irma dhe Eranda nuk ndiqen në Instagram dhe madje edhe “like” apo pëlqimi i fundit që i kanë dhënë njëra-tjetrës është para tre vitesh, në gusht të 2018.

Eranda u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh” dhe këtë ngjarje shumë të rëndësishme e festoi me miqtë dhe të afërm të zemrës, por mungesa e motrës së madhe, Irmës u vu re më shumë se prania e të tjerëve, por së fundmi duken se gjërat janë sheshuar.