Pak ditë më parë këngëtari Alban Skënderaj, përjetoi një prej momenteve më të vështira në jetën e tij, vdekjen e së ëmës.
Albani po e përjeton shumë keq ikjen e parakohshme të saj, e cila e ka shenjuar thellë.
Duke publikuar në Instagram, një fotografi ku shihet me të ëmën, ai ka publikuar një mesazh prekës.
“Mendoja se isha i aftë me fjalët por më dridhet zëri sa herë që mendoj për ty. Gjuha e zemrës nuk ka nevoje për fjalë! Të dua përjetësisht engjëlli im”, shkruan Albani.
Nëna e këngëtarit u nda nga jeta, pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh. Ajo jetonte në Itali, ku edhe po kurohej për sëmundjen, por nuk ia doli pavarësisht mjekimeve të marra.