Këngëtarja Adelina Tahiri shumë shpejt do të bëhet nënë e një djali dhe nga një koment në postimet e fundit në Instagram kemi mësuar edhe emrin e veçantë që këngëtarja ka zgjedhur për vogëlushin e saj.

Ka qenë komenti i mikut të saj, këngëtarit Bertan Asllani, në një foto ku Adelina shfaqej me barkun e fryrë dhe shkruante si kanë mbetur shumë pak ditë para se ajo të sjellë në jetë fëmijën e parë, i cili ka zbuluar se djali i këngëtares do të quhet Djan Carlo.

"Djan Carlo po vjen", shkruan Berkani duke i nxjerr kështu sekretin mikeshës së tij.