Ka ndërruar jetë pak ditë pasi u aksidentua nga një automjet pranë Universitetit të Arteve në kryeqytet, biznesmeni i njohur Gëzim Memlika.
58-vjeçari po trajtohej në spital por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ditën e djeshme ka ndërruar jetë ndërsa sot është përcjellë për në banesën e fundit.
Gëzim Memlika me origjinë nga Tepelena, ishte pronari i firmës së këpucëve "Bufalo".





