Diellza Kolgeci duket se tashmë ka rikthyer linjat e saj të trupit. Gjatë fundjavës së kaluar, ish-miss-i ka sjellë në jetë vajzën e saj me basketbollistin Fisnik Rigova.
E ndërsa të gjithëve ju ka marrë mendja se Diellza po pushon dhe po merr veten, ndërsa po kalon kohë me Helenën e posalindur, Diellza ka befasuar të gjithë me fotografinë që ka postuar.
Ajo shihet në një ‘selfie’ para pasqyrës, ku ka fotografuar gjithë trupin e saj pas lindjes dhe në veshjen e zezë e të ngushtë, shtatzënia duket se nuk ka lënë asnjë shenjë tek bukuroshja.





