Era Istrefi është rikthyer pas një periudhe të gjatë pauze.
Këngëtarja shqiptare solli “Bebe” të realizuar me videoklip dhe mori pëlqyeshmëri të madhe.
Në pak ditë, suksesi u pa edhe në mijëra klikime në “Youtube”, por projekti duket se i ka kaluar pritshmëritë.
“Bebe” po qëndron e para, si kënga më e dëgjuar në Zvicër momentalisht. Lajmi është bërë i ditur më anë të një postimi të shpërndarë nga 27 vjeçarja në InstaStory.
“Bebe” është projekti i parë i Istrefit i publikuar nën menaxhimin e “LEAF Managment”.