Disa herë me radhë, mungesa e ndriçimit publik në lagjen nr.5 të qytetit është ngritur si shqetësim nga “DurrësLajm”.

Mbrëmjen e sotme po e trajtojmë sërish, sepse pamjet që na vijnë nga rrugët e kësaj lagjeje nuk kanë nevojë për shumë koment.

Në këto netë të ftohta janari, të vetmet që ndriçojnë rrugët janë dritat e automjeteve që i përshkojnë ato.

Jashtë funksionit janë të gjithë shtyllat e ndriçimit LED, të instaluara muaj më parë.

Për qytetarët, ndriçimi publik është kthyer në një luks, që megjithëse paguajnë taksat nuk arrijnë ta përfitojnë.

Për banorët e kësaj lagjeje, të vesh këmbën jashtë shtëpisë në orët e mbrëmjes është kthyer gati-gati në mision të pamundur.

Ndërsa përshkon rrugët e kësaj lagjeje, në mendje të vijnë vargjet e Migjenit: “Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla….”

M.B.