Një 61-vjeçar raportohet t’i ketë dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vashtëmi të bashkisë së Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 61-vjeçari ka qëlluar veten me çifte. Viktimës para 3 muajsh i ka ndërruar jetë bashkëshortja dhe jetonte me të ëmën, ndërsa fëmijët i ka jashtë shtetit.

61-vjeçarin e ka gjetur të pajetë nëna e tij.