Pak orë na ndajnë nga finalja e Këngës Magjike. E ndonse Arilena dhe Pirro janë folur si pretendentë për të fituar, Burime për Iconstyle kanë zbuluar se dy nga artistët më të komentuar, Arilena Ara dhe Pirro Çako, do të tërhiqen nga gara gjatë natës së sotme.

Dy artistët, të njohur për kengët që kanë fituar zemrat e publikut “Zero gradë”, ishin konkurrentë të fortë për çmimet kryesore të këtij edicioni.

Ende nuk dihen arsyet për këtë vendim, por aludimet janë se fituesi është i përcaktuar, ashtu siç është përfolur edhe vitet e tjera. Nga ana tjetër, as Arilena dhe as Pirro nuk kanë bërë asnjë koment publik deri në këto momente. Kështu që le të presim…

Finalja e “Kënga Magjike” mbahet mbrëmjen e sotme në “Pallatin e Kongreseve”. Mbetet për t’u parë nëse artistët do të japin një shpjegim zyrtar për vendimin e tyre.

08CE6AF8 C044 4DF4 BFEF C358E869278D