Pak orë para protestës së thirrur ditën e sotme nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Kryeministria ka blinduar dyert e godinës.

Nga ana tjetër, në bulevard është vendosur banderola gjigante me sloganin e këtij tubimi “Shqipëria në rrezik”.

Protesta e thirrur për shkak të rritjes së çmimeve në vendin tonë pritet të nisë në orën 19:00.

Ndërkohë, përveç deputetëve mbështetës të Berishës në protestë pritet të marrin pjesë edhe deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.