Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi aleatët e Partisë Demokratike në seli një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ku u vendos ngritja e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë dhe u morën vendime të tjera të rëndësishme.
Takimi vjen pak orë nga takimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta me partitë e qendrës së djathtë në kuadër të nisjes së konsultimeve për të vendosur një datë të re zgjedhjesh.
Takimet e para do të nisen sot në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë.





