Udhëheqësi kinez Xi Jinping refuzoi të marrë pjesë në darkën me presidentin rus Vladimir Putin dhe 11 krerët e tjerë të shteteve në një samit rajonal të sigurisë dje.
Xi, i cili po bën udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë, po merr pjesë në një takim këtë javë të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait të udhëhequr nga Kina dhe Rusia në qytetin e Samarkandit.
Megjithatë, ai mungonte në fotografitë e grupit të publikuara të enjten, kur udhëheqësit përfshirë Putinin dhe liderin turk Erdogan shkuan për darkë.
Një burim i qeverisë së Uzbekistanit konfirmoi më vonë mungesën e Xi dhe tha se delegacioni kinez përmendi politikat e Covid-19 si arsye.
Mospërfillja vjen vetëm disa orë pasi Putin dhe Xi u takuan për të diskutuar marrëdhëniet e tyre strategjike në kundërshtim me Perëndimin në mes të luftës së së Rusisë në Ukrainë dhe pretendimit të Kinës për Tajvanin.





