Dasmat VIP nuk kanë mbaruar ende pasi moderatorja e njohur shqiptare Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi, në muajin shtator do të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre.

Mirëpo aktualisht, Jonida po përjeton momente të vështira, pasi ka humbur qenushen e saj të cilën e kishte quajtur "Bimba".

Ajo ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësit në rrjtetet sociale, ku shkruan:

“Gjysmën e jetes sime e kam kaluar me ty Bimbushe. Më mësove çfarë është dashuria pa kushte! Sa me mungon, e sa shumë do më mungosh.

E shtrenjta ime,e vogla ime!

Do jesh pjesë e zemrës sime dhe kujtimi i ditëve aq te lumtura që më ke falur. Do të të mbaj gjithmonë me vete!”