Përballja e mbrëmshme mes Ledion Liços dhe Edisës në studion e “Big Brother VIP Albania”, ku moderatori hodhi poshtë me forcë çdo aludim për një pëlqim të mundshëm ndaj Brikenës, ka marrë një vëmendje të madhe.
Deklarata e tij e prerë se në këtë format ka pëlqyer vetëm një bjonde, e cila nuk është konkurrente e këtij sezoni, ishte një dedikim i qartë për bashkëshorten e tij, Sara Hoxhën.
Por një detaj interesant ka dalë në dritë pikërisht nga prapaskenat e këtij spektakli, pak para se kjo deklaratë të bëhej live.
Vetëm pak përpara kësaj deklarate, Sara Hoxha ka ndarë një postim në llogarinë e saj në Instagram, duke treguar angazhimin e saj të plotë si producente.
Ajo ka publikuar një foto të skenarit të spektaklit, ku duket qartë data e mbrëmshme, 7 prill 2026, dhe shënimi për episodin e 32-të të këtij sezoni, si dhe hyrja ku Ledioni përmend opinionistët dhe ish-banorët.
Mbi imazhin e skenarit, Sara ka shkruar me krenari: “32 episode, edhe 2 kanë mbetur”, duke paralajmëruar kështu afrimin e finales së madhe.
Ky postim tregon qartë praninë dhe mbikëqyrjen e Sarës në prapaskenat e programit, fiks në natën kur u krijua ajo dinamikë në studio.
Fakti që ajo ishte aty duke ndjekur çdo detaj të skenarit dhe transmetimit, e bën reagimin e Ledionit përballë Edisës një sqarim të fortë publik për të mbyllur gojët e liga.






