Pak para fillimit të ndeshjes mes kombëtares sonë dhe asaj të Italisë, ja si është atmosfera në “Signal Iduna Park”.

Pamjet filmike që po sjell “DurrësLajm” dëshmojnë se stadiumi i Dortmundit është veshur me ngjyrat kuq e zi dhe atmosfera mes tifozerisë shqiptare duket elektrizuese.

Kombëtarja e drejtuar  nga Silvinjo, do të kërkojë të bëjë surprizën e madhe dhe të marrë një rezultat pozitiv.

Nuk do të jetë e lehtë, për shkak se përballë do të jenë kampionët në fuqi. Në ndeshje zyrtare, Shqipëria dhe Italia, janë përballur mes tyre në katër raste, ku axurët kanë fituar në të katërta rastet. Gjithashtu, italianët kanë shënuar 7 herë, kundrejt vetëm një goli të Shqipërisë.