Kur na ndajnë dhe pak minuta nga nisja e manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, situata paraqitet e qetë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Para Presidencës është vendosur një podium ku pritet të flasë Presidenti Meta, i cili gjithashtu do të firmosë një dekret para qytetarëve sipas BalkanWeb.
Por fjalën e parë në manifestim sipas burimeve e mban Ledi Bianku, personalitet i njohur i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias. Po kështu mësohet se do ketë disa folës, personalitete të shquara e në fund të tyre flet Presidenti Meta.
Aktualisht në Bulevard, nuk ka prezencë të policisë. Një grupim të rinjsh lëvizin në Bulevard, ndërkohë që nuk ka banderola apo flamuj politikë deri në këto momente. Policia rrugore ka bllokuara këtë pjesë të bulevardit, nga presidenca tek sheshi Nënë Tereza.





