Furgonë dhe forca të shumta policie janë pozicionuar pas godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë që në Bulevard, përpara Kryeministrisë është duke u bërë gati skena dhe podiumi, ku do të mbajnë fjalën drejtuesit e protestës.
Mësohet se do të jenë rreth 2000 forca policie që do të angazhohen për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës që do të nisë në orën 16:00 nga selia blu dhe do të vijohet drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut, të Serbisë dhe të Shqipërisë.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga Berisha, objekti i protestës do të jetë takimi që do zhvillohet në këto dy ditë në Shqipëri mes Kryeministrit Rama, Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të projektit “Ballkani i Hapur”.





