Algjeria ka inauguruar një xhami gjigande, pasi vite të tëra trazirash politike, bënë që projekti të ishte edhe shkak përplasjesh mes elementëve politikë në vendin afrikan.
E nisur si ndërtim nga një firmë kineze gjatë vitit 2010, Xhamia e Madhe e Algjerit ka minaren më të lartë në botë me përmasa 265 metra.
Xhamia e tretë më e madhe në glob, më e madhja në Afrikë dhe më e madhja jashtë qyteteve të shenjta të Islamit, ka një hapësirë për lutje, ku mund të qëndrojnë 120 mijë persona.
Dizajni i xhamisë është moderne, me dekorime arabe dhe afrikano-veriore. Gjithashtu, brenda xhamisë përfshihet edhe platformë e uljes së helikopterit dhe një bibliotekë, që mund të strehojë deri në 1 milionë libra.
Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, përuroi xhaminë në një ngjarje ceremoniale. Kjo, pasi xhamia ka qenë e hapur për vizitorët dhe turistët prej së paku 5 vitesh. Xhamia e tretë më e madhe në botë, që ndodhet në Algjeri, hapet në kohë për të pritur lutjet e natës gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili fillon muajin e ardhshëm, në mars.