Ismet Munishi u bashkua mbrëmjen e djeshme me Lirinë e Prizrenit, duke marrë rolin e trajnerit. Megjithatë, gëzimi duket se nuk ka zgjatur shumë për teknikun 51-vjeçar.
Gjatë mbrëmjes, Munishi është përfshirë në një aksident automobilistik. Makina e trajnerit është përmbysur në rrugën Pejë – Prishtinë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. Gjendja e trajnerit Munishi raportohet të jetë e mirë.





