Një incident gjatë aktivitetit sportiv në plazh i ka kushtuar jetën një turisti në Turqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Serik (Belek) të Antalyas, ku 62-vjeçari Abususenenh Abedalaziz me bashkëshorten dhe mbesën po bënin ‘parasailing’.

Pas ngritjes në ajër të parashutës së lidhur për skaf, burrit iu shkëputën pajisjet e sigurisë dhe ra në ujë nga një lartësi prej 50 metrash. Palestinezi u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk arriti t’u shpëtojë plagëve pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Pas humbjes së ekuilibrit në ujë ranë edhe bashkëshortja dhe mbesa, por gjendja shëndetësore e tyre nuk paraqitet problematike. “Hurriyet” raporton se palestinezët kishin prenotuar një hotel me 5 yje në Belek për pushimet e tyre që përfunduan në mënyrë tragjike. Autoritetet turke kanë nisur hetimin e rrethanave të ngjarjes që i kushtuan jetën turistit.