Festivali i Venecias është “ndezur” mbrëmë gjatë parakalimit në tapetin e kuq të dy modeleve Giulia Salemi dhe Dayane Mello.

Dy bukuroshet tërhoqën gjithë vëmendjen mbi veten, kur parakaluan me dy fustane të gjatë, por që nuk i linin aspak vend imagjinatës.

Ato mbërritën së bashku me një stilist dhe veç këmbëve të gjata treguan shumë më tepër sesa ç’është tradita në festivalin e Venecias, i njohur si një event klasik.

Dayane kishte zgjedhur një fustan rozë të ndezur me një rrip mjaft të gjerë në bel dhe një të çarë të thellë, ndërsa Salemi një fustan portokalli me një dekolte mjaft të hapur dhe dy të çara.