Kryeministri Edi Rama ka reaguar slrish në Twitter lidhur me miratimin e paketës antishpifje, e cila është kundërshtuar nga të gjithë aktorët e medias dhe disa organizma ndërkombëtare.

Rama shkruan në Twitter se ndjen keqardhje për të gjithë ata që sipas tij po përdorin lirinë e shprehjes për tu ankuar për mungesën e lirisë, ndërsa shprehet i prerë se projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës nën drejtimin e Harlem Desir.

“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin parlament.

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës nën drejtimin e @harlemdesir. I falënderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje”, shkruan Rama.