Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi paketën anti-KÇK.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan me ironi se Rama po i shpjegon deputetit Rrahman Rraja se si do të zhdukë foletë e krimit ndërkohë që nipi i Rrajës akuzohet për atentat ndaj një prokurori (të kërcënuar nga Rama) dhe i biri për përdhunim.

POSTIMI I PALOKËS

Rama i shpjegon Rrajes se si do luftoje krimin!!!

Do te ishte nje “Stand up comedy” ne se ai qe po jep “shfaqje” prej oresh , nuk do te ishte ne karrigen e kryeministrit te vendit te cilin ai dhe askush tjeter e ka kthyer ne parajsen e krimineleve dhe oligarkeve.

Ne fakt edhe sot komentet jane te teperta, mjafton te shohesh “auditorin”. Rama po i shjegon Rrahman Rrajes se si do te zhduke folete e krimit…nderkohe qe nipi i Rrajes akuzohet per atentat ndaj nje prokurori (te kercenuar nga Rama) dhe i biri per perdhunim.