Deputeti i Parlamentit Europian, David Lega, thotë se Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE-së nëse aprovohet ligji i ri për mediat.

Në një postim në rrjetet sociale, Lega thotë se miratimi i paketës antishpifje do të ndërlikojë edhe negociatat me Bashkimin Europian.

“Nëse parlamenti shqiptar aprovon ligjin e ri për mediat rrezikon kryesimin e saj në OSBE. Gjithashtu do të ndërlikojë negociatat për anëtarësimin me BE-në. Rezistenca e fortë e Partisë Demokratikë është shumë e mirëpritur”, shkruan ai.