TIRANË, 16 shkurt 2013 – Para pak kohësh është publikuar katalogu i parë shqiptar i risive për zhvillim njerëzor, njoftojnë IDEASS, REC. Ky është rezultat i bashkëpunimit mes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin “UNDP Art Gold 2” në kuadrin e zbatimit të Programit IDEASS, BAZH NGO si partnerë ekzekutivë në projekt, Agjencisë për Kërkim, Teknologji dhe Inovacion (AKTI) si partner institucional në këtë nismë, institucioneve të ndryshme shqiptare në nivel qendror, ministrive të ndryshme, institucioneve vendore, universiteteve, qendrave kërkimore shkencore, qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, agjencitë e ndryshme që punojnë në Shqipëri për një shoqëri demokratike.

Aktivitetet për realizimin e katalogut janë shembull i mirë për të identifikuar risi për zhvillimin njerëzor në mënyrë pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirëse. Organizata BAZH, u ka dërguar ftesa për pjesëmarrje në këtë katalog më shumë se 160 aktorëve kombëtarë të tillë si: ministri, universitete, qendrat te specializuara, organizata territoriale dhe njësive të qeverisjes lokale.

Broshura e parë e këtij katalogu me të gjitha materialet e përgatitura nga autorët është publikuar në anglisht dhe është vënë në dispozicion të të gjithë të interesuarve. Paketa e Gjelbër zë vend në sesionin e edukimit si një inovacion tepër ambicioz në realizimin e edukimit mjedisor në shkollë. Ajo është vlerësuar gjerësisht nga ekipi përzgjedhës i këtij katalogu.

(th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”)