Ministri i Bendshëm Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje të gjithë nxënësve dhe prindërve të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, me oficerët e sigurisë në shkolla, psikologët, punonjësit socialë, stafet pedagogjike, për të sinjalizuar çdo rast paligjshmërie që konstatojnë.
Kjo shkruan Balla bëhet për të bërë më të mirën për sigurinë e tyre.
Postimi i Ballës:
Policia e Shtetit ndjek çdo ditë zbatimin e masave që ka në përgjegjësi në kuadër të #PaketaeSigurisënëshkolla
Dua t’i rikujtoj nxënësve dhe prindërve të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, me Oficerët e Sigurisë në shkolla, psikologët, punonjësit socialë, stafet pedagogjike, për të sinjalizuar çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, në mënyrë që të gjithë së bashku, të bëjmë më të mirën për sigurinë e tyre.