Kuvendi i Shqipërisë voton sot pr/buxhetin për vitin 2019 dhe paketën e re fiskale. Seanca ka nisur rreth orës 11:00 ndërsa mungon opozita e cila vijon bojkotin parlamentar.
Maxhoranca rrëzoi të gjitha amendamentet e propozuara nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i cili kërkoi mosndryshimin e taksës minerare, rritjen e taksës për lojërat e fatit nga 15% në 30%, rritjen e fashës së pagës qe nuk tatohet nga 30 mije leke ne 40 mije lekë, të rrëzuara nga Kuvendi.
Braçe kërkoi gjithashtu që taksa e ndërtesës për Organizatat e personave me aftësi ndryshe dhe libraritë të jetë zero, por që kuvendi e rrëzoi me 17 pro 44 kundër 13 abstenim.





