dëgjesën publike për programin e paketës fiskale, që bashkia Durrës zhvilloi 3 ditë më parë me komunitetin e biznesit, “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë” bëri disa propozime konkrete për uljen e disa taksave vendore.

Në një prononcim për “DurrësLajm”, kreu i kësaj dhome, Alban Isteri sqaroi se u propozua ulja e taksës së pastrimit, arsimit, ato që aplikohen për organizatat joqeveritare etj.

Taksa e përkohshme e arsimit u përfshi në paketën fiskale një vit më parë dhe prek vetëm bizneset e mëdha që operojnë në bashkinë Durrës.

Sipas Isterit, kjo taksë duhet të shtrihet edhe tek biznesi i vogël, në vlerë më të reduktuar.

Duke qenë një taksë, që përfshin të gjithë komunitetin dhe të gjithë duhet të jenë pjesmarrës në këtë kontribut, ne propozuam që të ketë një zvogëlim të kësaj takse për biznesin e madh dhe të ketë një shpërndarje për të gjitha kategoritë, si për qytetarët ashtu edhe për biznesin e vogël, kuptohet në shuma simbolike”, tha ai.