Në projektbuxhetin e dorëzuar këtë të martë në Kuvend nga qeveria, parashikohet një rritje e konsiderueshme e fondeve për pothuajse të gjitha institucionet e drejtësisë.
Rritjen më të madhe e regjistron Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili do të ketë gati 12 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 68 milionë euro për vitin 2026.
Edhe SPAK përfiton një buxhet më të lartë 21 milionë euro, nga 18.8 milionë euro që kishte në vitin e kaluar.
Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të kenë rritje më të vogël të fondeve, ndërsa Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrin më pak para për vitin e ardhshëm.





