Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A. B., 33-vjeç, banues në lagjen Nr.9 Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij Policia gjeti dhe sekuestroi nje sasi paketash pa pullën fiskale, 2 radio marrës-dhënëse, 1 përforcues grushti dhe një sasi lëndë plasëse (kapsolla).

Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe një drejtues mjeti, pasi duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin F. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës /Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluar” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në lagjen Nr.9 Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij Policia gjeti dhe sekuestroi nje sasi paketash pa pullën fiskale, 2 radio marrës-dhënëse, 1 përforcues grushti dhe një sasi lëndë plasëse (kapsolla).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin; I. S., banues në Krujë, pasi duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin F. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.